Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka kërkuar një seancë pyetjesh në parlament me ministrin e Brendshëm Çuçi.
Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit Nikolla, Vasili bën me dije se arsyeja e kësaj kërkese ka të bëjë me veprimet e paligjshme të civilëve pa shenja identifikimi, me maska e xhupa të zinj të cilët kanë dhunuar qytetarët që kanë protestuar në mënyrë paqësore ditët e fundit.
“Kam kërkuar seancë pyetjesh në Parlament me Ministrin e Brendshëm (Dokumenti). Mbi përdorimin dhe veprimet e paligjshme të civilëve pa shenja identifikimi me kapuçë, maska e xhupa të zinj, qeë dhunonin dhe arrestonin si gangsterë të vërteteë protestues paqësore.” – shkruan Vasili.