Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky sulmon ‘hipokritët’ në një fjalim para parlamentit të Kanadasë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi ashpër Perëndimin të martën në parlamentin kanadez për kundërshtimin e refuzimin e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi vendin e tij.

Duke u paraqitur para deputetëve kanadezë përmes një lidhje video, Zelensky qortoi Perëndimin lidhur me këtë çështje ose për mosfurnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

“Lufta gjithmonë zbulon gjithçka mbi njerëzit. Kush është i fortë dhe kush është i dobët. Kush është i mençur dhe kush nuk e sheh të dukshmen. Kush është i ndershëm dhe kush hipokrit”, tha presidenti në një fjalim emocionues.

“Ndaloni bombardimet. Sa raketa të tjera duhet të bien mbi qytetet tona?” – shtoi Zelensky.

Zelensky i bëri thirrje kryeministrit kanadez Justin Trudeau që të përdorë ndikimin e tij për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi, që nënkupton se avionët luftarakë të NATO-s do të duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Presidenti kritikoi gjithashtu refuzimin e NATO-s për ta bërë Ukrainën një anëtare.

“Ata flasin për përshkallëzim. Si mund të përkeqësohet më shumë? Ata thonë se Ukraina nuk është në NATO tani. Edhe pse ‘dera është e hapur’. Por për kë janë këto dyer dhe ku të çojnë, nëse na thonë se nuk do të na pranojnë?” – theksoi presidenti.