Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Ne nuk jemi profetët që sjellim shiun, po bëjmë çmos të ndihmojmë qytetarët


Zv.kryeministri Ahmetaj iu përgjigj deputetit të PD-së Spaho lidhur me rritjen e çmimeve në vend.

Numri dy i qeverisë tha se çmimi i energjisë në vend nuk është rritur edhe pse në bursë ai është rritur në mënyrë stratosferike.

Ai tha se qeveria nuk është si profetët që sjellin shiun por është duke bërë çmos që t’u vijë në ndihmë qytetarëve lidhur me atë që po ndodh si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Ne nuk jemi profetët që sjellim shiun. Çmmi ndërkombëtar në energji është rritur me ritme të çmendura, po çfarë ka bërë qeveria nuk e ka ndruyshuar çmimin e energjisë paketa nuk është e mjaftueshme dhe do vijojë sepse nukl e dimë kur do mbarojë lufta. Me gjeni një vend në Europë që mbështet qytetarë për çimn e energjisë teksa çmimi ka kërcyer në stratopsferë. Paketa nuk e dimë nëse është e mjaftruehsme pasi nuk e dimë sa zgjat lufta.” – tha Ahmetaj.