Vendosni fjalën kyçe....

Armenia do vendosë marrëdhënie diplomatike me Turqinë


Ndërsa Turqia e njohu Armeninë në fillim të viteve 1990, të dy vendet nuk vendosën kurrë marrëdhënie diplomatike. Në vitin 1993, pas konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e Nagorno-Karabakut, Turqia mbylli në mënyrë të njëanshme kufijtë e saj me Armeninë.

Në një intervistë me agjencinë turke të lajmeve Anadolu, e cila u botua të martën, ministri i Jasthëm armen Mirzoyan përsëriti se vullneti politik i vendit të tij ishte ‘të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Turqinë dhe të hapë epokën e zhvillimit paqësor dhe të qëndrueshëm në rajon’. Ai pohoi se negociatat mes dy vendeve ishin të vazhdueshme dhe pozitive.

Ministri foli për Anadolu në margjinat e forumit diplomatik të Antalias dhe pjesëmarrja e tij në konferencë shënoi vizitën e parë të një zyrtari të lartë armen në Turqi në një dekadë.

“Armenia është e gatshme të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të hapë kufijtë me Turqinë. U gëzova që dëgjova nga homologu im turk Mevlut Çavusoglu se ka një vullnet politik nga ana e tyre për ta çuar procesin në këtë drejtim.” – tha ministri i Jashtëm.

Ai shtoi se mes një situate në zhvillim të shpejtë në botë palët nuk duhet të druhen të ndërmarrin hapa konkretë.

Ndër hapat konkretë, ai përmendi rifillimin në fillim të këtij viti të fluturimeve të drejtpërdrejta midis kryeqytetit të Armenisë, Jerevanit, dhe qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.