Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se po shkel sanksionet ndaj Rusisë.
Teksa po fliste në seancën plenare, ai tha se në Portin e Durrësit janë shkarkuar anije ruse.
Ai denoncoi deputetët e PS-së për mospranimin e interpeancës me kryeministrin Rama për rritjen e çmimit në vend si dhe mosmiratimin e rezolutës kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Dy janë shkelet e parlamentit sot. Që ka mohuar debatin lidhur me atë që po ndodh me çmimet në vend, dëshmi e arrogancës së qeveritarëve. U serviren faturat e furrave të bukës për fatura apartamentesh nga Italia. Ju po shkelni embargon, po shkarkohen anije ruse në shkelje me embargon ndryshe nga gjithë bota duke shkarkuar anije ruse. Për ju nuk ka krizë, kufizime, shtet, ligj ka vetëm dëshira.” – tha Berisha.