Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ish-eurodeputeti i CDU më tha që zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me ish- eurodeputetin gjerman të CDU, Elmar Brok. Gjatë një interviste televizive, Berisha tha se Brok insiston që të bëhet gjithçka për bashkimin e PD-së.

Elmar Brok më tha: “Sali, erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithçka për bashkimin e PD sepse PD është aset”, tha Berisha.

Më tej, gjatë intervistës në Syri.net Berisha është shprehur se Basha ka të drejtë të kandidojë dhe qëllimi nuk është përjashtimi i Bashës nga partia.

“Unë e qartësova se zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë, por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën. 6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Deri me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme. Ka dhe të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha”, u shpreh ai.