Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rikandidimin për drejtimin e PD-së e firmosën 70% e demokratëve


Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i sigurt për rikanditimin e tij për rimarrjen e drejtimit të Partisë Demokratike.

Berisha përmendi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si firmosje të rikandidimit të tij.

“Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre“, tha Berisha.

Ai foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD.

“Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në ‘Air Albania’ me 11 dhjetor. Ne jemi në negociata. Deputetët, s’mund të mohohet që kishte në anomalitet në grupin parlamentar, ne nuk krijuam grup parlamentar, përpjekjet janë për normalizimin e jetës së grupit parlamentar. Dhe kjo do të ndodhë, si hapi i parë shumë i rëndësishëm. Ne kemi vendosur nenin e fraksionit, e kemi rikthyer. Gjykoj se përderisa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, do normalizohet grupi palamentar. Unë po punoj sa mundem që të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë. Detyra më kryesore në këtë periudhë është bashkimi i demokratëve“, u shpreh Berisha.