Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: U them atyre që më shpallën non grata, mafies së Xhorxh Sorosit se kam refuzuar shuma përrallore nga rusët për TAP-in


Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se i janë ofruar shumë të mëdha parash nga gazsjellësi rus Gazprom për të kundërshtuar gazsjellësin TAP.

Ai e bëri deklaratën jashtë sallës së Parlamentit, ku iu drejtua ‘atyre që shpallën non grata, mafies së Xhoxsh Sorosit’ se i ka kundërshtuar shumat përrallore që i janë ofruar për të mbojtur interesin e vendit dhe të Bashkimit Europian.

“Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën ‘non grata’. I them mafies së Xhorxh Sorosit, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrrallore që mund t’i imagjinojë kush. Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se një dar gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën. Më janë ofruar nga Gazprom. TAP ka transportuar sot sasinë e parë të gazit drejt Italisë.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se gazsjellësi TAP është një arritje e madhe për Europën dhe Shqipërinë dhe se qeveria e drejtuar prej tij ka luajtur një rol përcaktues për projektin, pas Azerbajxhanit.

“Është një arritje e madhe për Evropën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit. Rreth kësaj u zhvillua një aktivitet intensiv diplomatik disavjeçar. U bënë përpjeke për ta sabotuar, pasi gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia.” – shtoi Berisha.