Të ardhurat që ka arkëtuar buxheti nga taksat e tatimet kanë shënuar një nivel rekord historik në dy muajt e parë të këtij viti, të nxitura edhe nga importet e larta dhe shtrenjtimi i çmimeve, çka ka bërë që të paguhet më shumë TVSH.
Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat në total në buxhet ishin 87.6 miliardë lekë për janar-shkurtin, me një rritje prek 26%, ose 18 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat doganore u rritën me 24.2%, ndërsa ato tatimore me 19.4%.
Rritjen më të fortë e shënuan të ardhurat nga TVSH. Të ardhurat nga TVSH në tatime e arkëtuar (neto), u realizua në masën 9.1 miliardë lekë, 3.3 miliardë ose 56.8%, ndërsa TVSH në import ishte 29.5% më shumë.
Ndërkohë, tatim fitimi u rrit me ritme më të ngadalta, me 7.8% më shumë se 2 mujori 2021.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 2 – mujore (Janar – Shkurt 2022) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale për 2 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 108 % të planit të 2 – mujorit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2022, arritën në rreth 68.8 miliard lek me një realizim në masën 86.7% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 1.7% më i ulët ose 1.2 miliard lek më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 10.6 për qind të planit vjetor.
Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i sufiçitit në muajin për vitin 2021 rezultoi në rreth 18.8 miliard lek.
Performanca Paraprake 2-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve
Të Ardhurat
Të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 76.8 miliardë lekë, 13.5 miliardë ose 21.3% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 3.6 miliardë ose 5% më shumë se plani 2-mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 29.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 24.2% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 4.7 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 2 mujorin e vitit 2022.
Të ardhurat nga TVSH në import për 2 mujorin rezultojnë 20.5 miliardë lekë, 4.7 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 1.4 miliardë ose 7.2% më shumë se plani për 2 mujorin 2022.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 7.5 miliardë lekë, 840 milionë lekë ose 12.7% më shumë se viti 2021, si dhe 53 milionë lekë ose 0.7% më pak se plani i akcizës për 2 mujorin 2022.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 603 milionë lekë, 137.6% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 104.4% kundrejt planit.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1 miliardë lekë, 91 milionë lekë ose 9.7% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe realizim në masën 99% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 2 mujorin 2022 u realizuan në masën 47.3 miliardë lekë, 7.7 miliardë ose 19.6% më shumë se 2 mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.3 miliardë lekë, ose 5.1% më shumë se plani i 2 mujorit 2022.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 9.1 miliardë lekë, 3.3 miliardë ose 56.8% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 1.8 miliardë ose 24.4% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 2 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 2 mujore 2022 janë 1.7 miliardë lekë, 2.1 miliardë lekë ose 55.4% më pak se 2 mujori 2021, si dhe 524 milionë lekë ose 23.6% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 2 mujorin 2022.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 4 miliardë lekë 289 milionë lekë, ose 7.8% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 104 milionë lekë ose 2.7% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 8.4 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 28.7% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 404 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 2 mujorit 2022.
Taksat nacionale, për përudhën 2 mujore 2022 u realizuan në masën 6.7 miliardë lekë, 331 milionë lekë ose 5.2% më shume se 2 mujori 2021, si dhe 84 milionë lekë ose 1.2% më pak se plani i përcaktuar për 2 mujorin 2022.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 19.1 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe realizim 105% të planit për 2 mujorin 2022.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2022, arritën në rreth 68.8 miliard me një realizim në masën 86.7 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 1.7 për qind më i ulët ose 1.22 miliard lek më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 10.6 për qind të planit vjetor.
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 2 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 90.7 për qind dhe 32.2 për qind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 13.4 për qind dhe 1.4 për qind të tij.
Shpenzimet korente për periudhën 2 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 67.3 miliard lek, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 6.4 për qind më i lartë ose 4 miliard lek më shumë.
Shpenzimet kapitale për periudhën 2 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 1.54 miliard lek. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë është 76.9 për qind më i ulët ose rreth 5.12 miliard lek më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 2 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 18.8 miliard lek, ose rreth 19.3 miliard lek më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 2 mujore ishte planifikuar suficit në masën rreth 2.1 miliardë lek.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor