Vendosni fjalën kyçe....

Draghi: Putin nuk dëshiron paqe, mund të jetë e nevojshme të vendosen sanksione


Mario Draghi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk dëshiron paqe dhe mund të jetë e nevojshme të vendosen sanksione shtesë ndaj Moskës në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sot kryeministri italian Mario Draghi.

“Nuk ka vullnet nga ana e Putin-it për të arritur paqen. Ka gatishmëri për luftë,” u tha Draghi mediave, raporton Reuters.

Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës më 24 shkurt ndërsa bisedime mes negociatrove janë duke u zhvilluar