Vendosni fjalën kyçe....

Ibsen Elezi: Grupimi i Berishës po eliminon primaret, dhe po shkel vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit


Ish-kandidati për drejtimin e PD-së, Ibsen Elezi ka shkruar në rrjetet sociale se grupimi afër Sali Berishës po eliminon primaret për të zgjedhur kryetarët e degëve.

Sipas tij nëpërmjet një urdhri të dalë së fundmi po shkelen vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit të kaluar dhe po anashkalon liderin historik të PD-së Sali Berisha.

Elezi e mbështet argumentin e tij te afati i vënë në urdhër për paraqitjen e kandidaturave dhe garimin në një proces që parashikohet të zgjasë 1 javë.

Postimi i plotë:

Po eleminohen primaret!

Gara është zgjidhja, nëse nuk deformohet !

Vendimet e kuvendit të datës 11 dhjetor garantuan :

Garën e lirë,

Garën me primare,

Garën e barabartë,

Garën transparente.

Vetëm nje garë e tillë mund të shuaj konfliktet dhe të sjellë bashkimin e PD.

G29 ka detyrimin dhe përgjegjesinë para anëtarëve të PD dhe opinionit publik që të zbatojë vendimet kuvendit.

Shenjat e mungesës vullnetit nga G29, duken qartë që në udhëzimin Nr.5, të datës 11 mars 2022.

Udhëzimi nr.5 i sapo dale eleminon garën me primare në zgjedhjet për kryetarët e degëve, duke eleminuar kështu thelbin e demokracisë së brendëshme.

Kandidatët për kryetarë të degëve duhet të dorezojnë dokumentat deri në 3prill, ndërkohë që gara duhet të mbarojë në 10prill, gjë e cila praktikisht nuk lejon debatin mes kandidateve para antarësisë në grupseksione.

Kjo tregon se kjo garë do vazhdojë me stilin e vjeter, ku kandidatët garojnë pa zë dhe pa ide.

Pra, G29 po shkel vendimet e Kuvendit të datës 11 dhjetor, po anashkalon liderin historik Berisha duke u munduar të ulë imazhin e tij në sytë e demokratëve.

Ata po tregojnë se nuk mund të shkëputen nga modeli Rama-Basha i vrasjes së konkurencës.

Detyrë e çdo demokrati të mos lejojë shkeljen e vendimeve të kuvendit dhe të mbrojë garën.