Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku: Procesi i Integrimit po diskutohet në forume falë përpjekjeve të mia dhe të Taulant Ballës


Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend, mes të tjerash u ndal pak edhe tek procesi i Integrimit.

Ajo tha se kjo çështje është diskutuar në shumë forume muajt e fundit dhe këtu ajo i njohu meritat edhe kolegut të Partisë Socialiste, Taulant Ballës. Megjithatë gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se ka një mungesë vullneti nga ana e qeverisë për të ngritur strukturën funksionale për procesin e Integrimit.

“Procesi i integrimit është diskutuar në shumë forume në tre muajt e fundit me përpjekjet e mia dhe zotit Balla, e di që do bëj lajm me këtë që them, por kështu ka qenë e vërteta.

Pavarësisht mungesës së vullnetit të qeverisë dhe ngritjes së strukturës funksionale për procesin e integrimit, këshilli kombëtar i integrimit është përpjekur. Ky këshill funksionon me bashkëdrejtimin e opozitës dhe qeverisë. Kemi që në tetor të vitit të kaluar duam të marrim institucionet shqiptare në dëgjesa për të diskutuar për prioritetet.

Ky është një proces që kërkon vullnet politik. Këtë vullnet duhet ta tregojë qeveria.  Është një proces teknik ku e gjithë administrata duhet të ngrihet në këmbë për të marrë drejtimin e këtij procesi. Që nga tetori nuk ka asnjë përparim në secilin prej kritereve që janë vendosur. Pak javë më parë kemi marrë disa informacione voluminoze nga ana e qeverisë por nuk janë ato që duhet, Kemi bërë dëgjesa me shoqërinë civile.”- tha Tabaku.