Deputeti i PD-së Këlliçi ka thënë se Lulzim Basha ka gënjyer deputetët duke thënë se PPE ka dërguar në Tiranë një person që po negocion për të gjetur një rrugë të përbashkët dhe që Berisha të tërhiqet.
Në deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme në Ora News, Këlliçi tha se kjo është një skemë e Bashës për të fituar më shumë kohë dhe se personi që ka ardhur është në pension politik dhe i mandatuar nga Basha e jo nga PPE.
Po kështu deputeti tha se Basha i përket së shkuarës dhe duhet të dorëhiqet.
“Basha po gënjen deputetët sërish për të thënë se PPE kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar nga ata që të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe Berisha të tërhiqet për të fituar më shumë kohë. Ky është një lajm i rremë. Po ka ardhur një personalitet evropian që është në pension politik, por që ka ardhur i mandatuar vetëm nga Basha, dhe nuk ka lidhje me PPE. Kjo është një çështje e brendshme e PD-së, pasi ka një debat shterues se cila është shumica e vërtetë në PD tashmë. Ky debat ka marrë fund në 6 mars. Nga sondazhet e kësaj jave, Basha rezulton 3-4% nga 13% që rezultonte në 6 mars. Javën tjetër apo deri në fund të muajit do të jetë më pak se 1%. Basha i përket së shkuarës dhe i takon tashmë PD-së që të mblidhet dhe të rigrupohet dhe të bashkohen të dyja kampet në një grupim të vetëm. Unë e shoh të vështirë që Basha të dalë nga ky realitet fals ku është futur. Mua më vjen keq që ndodhet në këtë gjendje sepse i kam dedikuar një dekadë. Basha i përket së shkuarës tashmë.” – tha Këlliçi.