Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me mjet të blinduar e pistoletë pa leje, pranga 23-vjeçarit në Lezhë


Një 23-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi gjatë kontrollit në mjetin e blinduar me të cilin udhëtonte i është kapur një armë zjarri pistoletë pa leje dhe disa fishekë.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale K.V., banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Njoftimi

“Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet i blinduar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent kriminal po qarkullonte me armë zjarri në një automjet të blinduar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Blindi’.

Në kuadër të këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar dhe kanë vënë në pranga drejtuesin e tij, shtetasin K. V., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe,  Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.