Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për të bashkuar PD-në


Kryedemokrati Lulzim Basha pasi doli nga selia blu ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediet, ku ka shprehur edhe një herë qëndrimin e tij “për të bërë gjithçka” për bashkimin e kësaj force politike.

“E para e punës dua të them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i PPE-së për PD-në dhe demokratët.

E dyta dhe më e rëndësishmja dhe që nuk është lajm për ju dhe që dua ta konfirmoj për demokratët është që unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike. Ju faleminderit!” – u shpreh Basha në një prononcim të shkurtër për mediat.