Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi në emisionin “Opinion” se një person në Shqipëri që të mos quhet i varfër duhet të ketë të ardhura diku te 130-140 euro.
Ibrahimaj bëri deklaratën e saj teksa fliste për rritjen e çmimeve në Shqipëri.
“Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person”-deklaroi Ibrahimaj.