Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar përsëri pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila mohoi që Rusia të qëndronte pas bombardimit të konsullatës shqiptare në Kharkiv.
Në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ministria e drejtuar nga Olta Xhaçka ka publikuar dy video të konsullatës së shkatërruar.
“Shqipëria dënon përdorimin e Rusisë të fakeneës për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Pamjet e shembjes flasin vetë.
Ky shkatërrim i godinës si dhe i dokumenteve në arkiva është shkelje e hapur e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Dezinformatat dhe lajmet e rreme mbi këtë sulm janë të papranueshme!“- thuhet në reagimin e ministrisë.
1/1. #Albania condemns #Russia‘s use of #fakenews to deny the bombardment of the 🇦🇱 Honorary Consulate in #Kharkiv.
👉The images of demolition speak for themselves. pic.twitter.com/GpSQaEn9TT— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 17, 2022
1/2. This destruction of the premises as well as of documents in the archives are a blatant violation of Article 61, Chapter III of the Vienna Convention on Consular Relations.
‼️#Disinformation & fake news on this attack are unacceptable! pic.twitter.com/swybZS0cTj— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 17, 2022
Më herët ditën e sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një konferencë shtypi i mohoi akuzat se qëndronte Rusia të sulmit ndaj konsullatës shqiptare.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet gjoja të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile.”- është shprehur Zakharova.