Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se do të shpallë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e çuar shumën totale të ndihmës amerikane në mbi 1 miliard dollarë në mes të konfliktit të Ukrainës me Rusinë.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i paidentifikuar, u tha gazetarëve të martën se së shpejti do të shpallet një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh, e cila do e çonte sasinë e ndihmës në 1 miliard dollarë.
Zyrtari nuk deklaroi se çfarë pajisjesh do të përfshihen në ndihmën e ardhshme megjithatë, një paketë prej 200 milionë dollarësh e shpallur të shtunën përfshinte pajisje për të ndihmuar forcat ukrainase kundër ushtrisë ruse, zbuloi Departamenti i Shtetit i SHBA-së
Të martën, presidenti Biden nënshkroi në ligj një projektligj gjithëpërfshirës për financimin e qeverisë prej 1.5 trilion dollarësh që përfshin 13.6 miliardë dollarë ‘ndihmë humanitare dhe sigurie’ për Ukrainën.
“Me këtë financim të ri të sigurisë ne po lëvizim me shpejtësi për të shtuar më tej mbështetjen për popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa ata mbrojnë vendin e tyre.” – tha Biden.