Vendosni fjalën kyçe....

Shitjet e automjeteve në BE tkurren me 6.7%


Në shkurt 2022, regjistrimet e reja të automjeteve në Bashkimin Europian pësuan një tkurrje të mëtejshme (-6.7%) ndërkohë që prodhuesit e automobilave vijojnë të përballen me ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

Në të gjithë BE u shitën 719.465 njësi, ky është rezultati më i dobët në lidhje me vëllimet për muajin shkurt që nga fillimi i regjistrimeve. Katër tregjet kyçe në rajon regjistruan rezultate të ndryshme. Italia dhe Franca regjistruan humbje dyshifrore (përkatësisht -22,6% dhe -13,0%), ndërsa Spanja dhe Gjermania regjistruan rritje (përkatësisht +6,6% dhe +3,2%), përcjell Revista Monitor.

Nga janari në shkurt 2022, regjistrimet totale të automjeteve të reja në Bashkimin Europian ranë me 6.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe në këtë rast, nëse analizojmë katër tregjet më të mëdha, Italia regjistron rënien më të madhe (-21,1%), ndjekur nga Franca (-15,7%). Në anën tjetër, tregjet e Gjermanisë (+5,6%) dhe Spanjës (+4,2%) vijuan zgjerimin.