40 punonjës Call Center janë shoqëruar në polici një ditë pas procedimit penal ndaj 9 administratorëve të cilët akuzohen për mashtrim.
Sipas policisë, administratorët kanë mashtruar shtetas të huaj nga vendet e BE-së që të investonin në bursë.
Një ditë më herët u proceduan penalisht A. R., 52 vjeç, A. D., 27 vjeç, S. D., 26 vjeç, F. K., 28 vjeç, B. K., 29 vjeç, K. O., 26 vjeç, I. S., 34 vjeç, O. M., 54 vjeç, dhe K. T., 26 vjeç për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’.