Vendosni fjalën kyçe....

Spaho: Turp t’i vijë Ramës që sulmon qytetarët, Ukraina në luftë s’e ka rritur çmimin e naftës


Deputeti i PD-së Spaho ka sulmuar kryeministrin lidhur me rritjen e çmimeve në vend.

Teksa iu hodh poshtë kërkesa për interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve ai tha se teksa Rama shan qytetarët që protestojnë, duhet të ketë turp lidhur me atë që po ndodh më çmimet në vend.

Spaho tha se Ramës duhet t’i vijë turp pasi Ukraina në luftë nuk ka rritje çmimesh, ndërkohë që këtu kanë kërcyer.

“Nuk ka sesi të ketë ndjeshmëri për rritjen e çmimeve kur kryeministri thotë çmimet do rriten se ato i vendos tregu. I sfidon qytetarët e vet. Ndërsa një tjetër ministre thotë unë e kam detyrë të lëviz me makinë se jam ministre kurse ju lëvizni në këmbë. Turp t’i vjië kryeministrit pasi Ukraina është në luftë dhe nafta është 1 euro ndërsa ne nuk jemi në luftë dhe nafta është rritur në mënyrë të çmendur. Turp t’i vijë kryeministrit që për 10 vite nuk janë rritur pagat e pensionet. Turp t’i vijë që mashtron qytetarët me gjoja faturat që paguhen në Itali.” – tha Spaho.