Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali debaton me Berishën: Në xhepat e mi nuk gjen asnjë cent të shqiptarëve, flas pa mu dridhur qerpiku


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave dhe kritikave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament.

“Nuk do gjesh në xhepat e mi asnjë cent, jo ti po asnjë tjetër, prandaj jam serbes dhe nuk më dridhet qerpiku që të merrem me ty e asnjë tjetër, por në duart e mia nuk do gjesh as gjak që gjen në duart e bashkëpunëtoreve të tu që sot i ke kundër, nuk do gjesh në këtë rresht të ministrave, që kanë borxh as viktima e as kufoma.”– tha Spiropali.

Ky reagim  i ashpër i saj erdhi pas kritikave të Berishës se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

“Këtu nuk din nga ta fillosh, këta janë njerëz që kanë në borxh me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma, 14 700 viktima numërohen nga COVID dhe këtu rrihet gjoksi se si e përballuam. Këta kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore, janë përgjegjës për këtë dëm të madh sepse lanë pa shtruar dhe të vdesin në shtëpi mijëra qytetarë…”- shprehej Berisha i cili kërkoi që të mbahej edhe 1 minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Covidit në vendin tonë, kërkesë e cila nuk u zbatua nga maxhoranca.