Talibanët do t’i lejojnë vajzat në mbarë Afganistanin të kthehen në klasë kur shkollat e mesme të hapen javën e ardhshme, tha një zyrtar i arsimit të enjten, pas muajsh pasigurie nëse grupi do të lejonte akses të plotë në arsim për vajzat dhe gratë.
“Të gjitha shkollat do të hapen për të gjithë djemtë dhe vajzat,” tha për Reuters Aziz Ahmad Rayan, një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit.
“Por ka disa kushte për vajzat”, tha ai, duke shtuar se nxënëset femra do të mësojnë veçmas nga meshkujt dhe vetëm nga mësuese femra.
Në disa zona rurale ku kishte mungesë të mësuesve femra, ai tha se mësuesit meshkuj të moshuar do të lejohen të mësojnë vajzat.
“Nuk ka asnjë shkollë që do të mbyllet për këtë vit. Nëse ka ndonjë shkollë që mbyllet, është përgjegjësi e ministrisë së arsimit ta hapë atë,” shtoi Rajan.
Lejimi i vajzave dhe grave në shkolla dhe kolegje ka qenë një nga kërkesat kryesore që komuniteti ndërkombëtar i ka bërë lëvizjes islamike të vijës së ashpër që kur ajo rrëzoi qeverinë e mbështetur nga perëndimi gushtin e kaluar.