Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, të paktën sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Siç shkruan BBC, shumica e viktimave u raportuan në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.
Në deklaratën e Prokurorisë thuhet gjithashtu se mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Po ashtu të paktën 11 spitale janë sulmuar.