Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka bërë thirrje që parlamenti të miratojë rezolutën kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ai tha se krimineli i luftës Vladimir Putin ka sulmuar një vend sovran me hordhitë e tij barbare.
Ai e akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së Balla dhe mazhorancën për mosmiratimin e rezolutës.
“Hordhitë barbare të udhëhequra nga krimineli i luftës Vladimir Putin, ka sulmuar Ukrainën, një vend sovran. Ai po godet vlerat europiane dhe do ta kthejë botën 80 vite më pas. Seancën e shkuar ndodhi një ngjarje e turpshme në historinë e parlamentit shqipar. Një qëndrim anti-perëndimor kundër vlerave tona. Unë ju akuzoj juve, mazhorancën për mosfutjen në rend dite rezolutën kundër luftës në Ukrainë. Padyshim kështu është penguar edhe drejtimi i gishtit te Serbia, rolit të saj prorus në rajon. Këto qëndrime bien ndesh me stabilitetin e rajonit. Turp për ata që nuk i hapën rrugë kësaj rezolute, këtij debati. Parlamenti të rivendosë vlerat në krah të aleancës së madhe. Pikat e forta të rezolutës dënojnë sulmin ndaj Ukrainës.” – tha Shehu.