Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Hekuran Billës, gjykata pushon çështjen ndaj të dyshuarve


Gjykata ka pushuar çështjen ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2020.

Viktor Marku e nipi i tij Sebastian Mali janë lënë të lirë pas qëndrimit për më shumë se një vit në paraburgim.

Kërkesa për pushimin e çështjes ka ardhur nga prokuroria që nuk ka mundur të gjejë prova për përfshirjen e tyre në krim.

Po kështu gjykata ka pushuar akuzat edhe për Adiola Lakrën e cila dyshohej se kishte lidhje intime me viktimën dhe se e nxorri atë në pritë.

Marku e Mali ishin të dyshuar për vrasjen e Billës për hakmarrje, pasi ai kishte vrarë në Angli në vitin 2006 Prel Markun.