Vendosni fjalën kyçe....

Agron Tare largohet nga detyra e zv.ministrit të Jashtëm


Lirohet nga detyra zëvendës ministri i Jashtëm, Agron Tare. Mësohet se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ndërsa ende nuk dihet se kush do e zëvendësojë Taren në këtë post.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”– thuhet në vendimin e Kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se Agron Tare e mbante këtë detyrë që prej vitit 2019.