Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori turk në Shqipëri: Po bëjmë çfarë është e mundur që të pushojë lufta dhe të ndalen lotët e fëmijëve ukrainas


Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Yoruk ka folur nga Shkodra në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është e papranueshme. Ne si Turqi, ministri i jashtëm turk po bën çfarë është e mundur në mënyrë që sa më parë të pushojë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të ndalen lotët e fëmijëve dhe familjeve ukrainase.

Roli i Turqisë në këtë luftë është që sa më parë të mbizotërojë paqja dhe askund të mos ketë luftëra.”– është shprehur ambasadori Yoruk në një deklaratë nga Shkodra, gjatë përkujtimit të fitores së Çankalasë në Turqi, ku u mbajën homazhe pranë bustit të Hasan Riza Pashës.

Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 23-të të saj.