Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata regjistron ndryshimet statutore të Bashës të Kuvendit të 17 korrikut të 2021-shit


Gjykata ka regjistruar ndryshimet në statut të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, që janë bërë që në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

Kujtojmë se Basha i çoi për regjistrim në Gjykatë ndryshimet statutore me 5 muaj vonesë, pra më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Në Kuvendin i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Bashës, 11 të tilla, të cilat përfshinin zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.