Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në detyrën e prefektes së Shkodrës Majlinda Angonin.
Angoni pati dhënë dorëheqjen nga posti i prefektes me datë 7 Shkurt, për të kandiduar në zgjedhjet e 6 Marsit për postin e kryebashkiakes. Por, ajo nuk arriti të fitonte.
Zonja Angoni e humbi garën për Shkodrën përballë kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia.
Me ta në garë ishte dhe Xhemal Bushati nga Partia Demokratike, i cili u rendit i treti.