Ditët e fundit presidenti amerikan Joe Biden e ka etiketuar homologun e tij rus Vladimir Putinin një “kriminel lufte” dhe një “diktator vrasës“.
Kremlini i quajti komentet e Bidenit “fyerje personale” dhe tha se dukej se ishin nxitur nga “acarimi, lodhja dhe harresa” e vetë presidentit amerikan.
“Ne dëgjojmë dhe shohim deklarata që në fakt janë fyerje personale ndaj Presidentit Putin.”– u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, citon Reuters.
“Duke pasur parasysh një nervozizëm të tillë nga zoti Biden, lodhjen e tij dhe ndonjëherë harresën…lodhjen që çon në deklarata agresive, ne nuk do të bëjmë vlerësime të ashpra, për të mos shkaktuar më shumë agresion.”- vazhdoi ai.
Kujtojmë se Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës në një përpjekje për ta detyruar atë të tërhiqet nga pushtimi i Ukrainës.