Vendosni fjalën kyçe....

Nesër në 11:00 protestë kundër rritjes së çmimeve


Ndërsa kryeministri Rama ka nisur turin nëpër Shqipëri për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale të qeverisë së tij, nesër në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë kundër rritjes së çmimeve.

Ashtu si të shtunën e shkuar, qytetarët pritet të mblidhen në Sheshin Skënderbej e prej këtej do marshojnë para kryeministrisë.

Para pak ditësh një pjesë e tyre i paraqiten kreut të qeverisë një listë me kërkesa duke e paralajmëruar se nëse nuk i plotëson protesta nuk do ndalen.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka deklaruar se protestat në vend janë të turpshme dhe se po turpërojnë Shqipërinë duke i ndihmuar njëkohësisht presidentit rus Putin e luftës së tij ndaj Ukrainës.

Ai ka thënë në çdo dalje mediatike se rritja e çmimeve të karburantit e ushqimeve ka të bëjë me luftën në Ukrainë dhe se qeveria po bën çmos për lehtësimin e barrës së qytetarëve. Ndërkohë kreu i qeverisë ka kundërshtuar prekjen e taksave të karburantit.