Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Evropian ndalon diplomatët nga Rusia dhe Bjellorusia të futen në ndërtesat e tij


Parlamenti Evropian ka ndaluar hyrjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në ndërtesat e tij në Bruksel dhe në Strasburg.

Këtë e konfirmoi të premten Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Prej sot personelit diplomatik dhe shtetëror të Rusisë dhe Bjellorusisë i ndalohet hyrja në ndërtesat e Parlamentit Evropian.”– ka shkruar ajo. “Shtëpia e Demokracisë (nënkupton Parlamentin Evropian) nuk ka vend për ata që shkatërrojnë demokracinë dhe rendin botëror.”

Siç shpjegoi për agjencinë e lajmeve TASS një burim diplomatik rus në Bruksel, për shkak të mbylljes së ndërtesave të Parlamentit Evropian gjatë pandemisë së koronavirusit, hyrja atje për diplomatët rusë ishte jashtëzakonisht e vështirë për një kohë të gjatë.