Vendosni fjalën kyçe....

Pjesët e raketës ruse bien mbi banesat në Kiev, një i vrarë


Një person është vrarë dhe katër janë plagosur pasi mbetjet nga një raketë e rrëzuar ruse ranë në një ndërtesë banimi në një pjesë veriore të Kievit.

Shërbimet e Urgjencës sipas BBC-së thonë se 12 persona u shpëtuan dhe 98 të tjerë u evakuuan nga ndërtesa pesëkatëshe në lagjen Podilskyi.

Fotot e shpërndara nga shërbimet e urgjencës tregojnë zjarrfikësit që luftojnë për të kontrolluar një flakë, mes ndërtesave të dëmtuara rëndë, automjeteve të djegura dhe një krateri të madh. Ata thonë se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.