Vendosni fjalën kyçe....

Rama me përfaqësues të shoqatave të transportit: Akorduam 500 milionë lekë për të mos rritur çmimin e biletës


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit.

Ai tha se qeveria u ka akorduar atyre 500 milionë lekë për të mos rritur e biletës për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

“Masa tjetër e mos prekjes së taksave të natës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transportin publik. Dhe me një rritje të çmimit të biletës që do të ishte e padëshirueshme për publikun dhe do t’i cenonte prapë se prapë kapacitet juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Dhe për këtë arsye ne vendosëm 500 milionë lekë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që të mos prekni në këtë fazë kaq delikate çmimin e biletës.

Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë shërbimi. Teksa po vija këtu pashë që agjencia ndërkombëtare energjisë kishte dalë me një lajm, që nuk është pozitiv, që problemi në këtë situatë nuk është kaq sa duket. Sepse ndërkohë që diskutojmë çmimet, rreziku me naftën apo energjinë është mungesa. Ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada.”– tha Rama.