Në një konferencë për mediet, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka komentuar qëndrimin e deputetëve demokratë që votuan kundër raportit për inceneratorët.
E pyetur nga gazetarët, Tabaku tha se ndjen keqardhje për këtë.
“Ndjej keqardhje kur deputetë të PD bashkojnë votën me Edi Ramën ndaj korruspionit më të madh të këtyre 30 viteve. Sjellja më normale duhet të kishte qenë që nuk e voton, por jo që të votojë kundër.
Nuk gjej asnjë arsye të shëndetshme në botë për të bashkuar votat me Edi Ramën kundër një afere korruptive. Në këtë proces kemi pasur shumë pengesa dhe duhet të kishim qenë të gjithë në një zë. Unë po e dorëzoj sot në SPAK në emër të PD. Nuk dua të ankohem. Edhe sot e kësaj dite besoj se duhet të ishim bashkë në miratimin e këtij raporti.
Unë n uk dua të përdor fjalë kaq të rënda si tradhëti, por ndjej keqardhje që disa deputetë nuk ishin në sallë për të votuar. Ata që e kanë votuar kundër shprehem qartë dhe fort se si ndihem. Ka pasur mbështetje të madhe nga ana e deputetëve në PD. Kjo nuk e zbeh punën. Kam marrë mesazhe pa fund që ky ka qenë komisioni më efektiv në këto 30 vite. S’dua të marr merita unë, meritën e merr PD. Nuk është bërë për ambicien personale të askujt.”– tha Tabaku.