Një person ka qëlluar me armë pasditen e sotme në periferi të Tiranës, saktësisht në Babrru duke shkaktuar panik tek banorët.
Mësohet se personi i paidentifikuar ende po qarkullonte me automjet ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë dhe më pas është larguar.
“Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.