Vendosni fjalën kyçe....

Televizioni rus ndërpret fjalimin e Vladimir Putinit


Në një moment të çuditshëm në fund të fjalimit të Vladimir Putinit për dhjetëra mijëra rusë, televizioni shtetëror papritmas u shkëput nga fjalimi në mes të fjalisë dhe filloi të luante një këngë patriotike.

Putin po mbante një fjalim në përvjetorin e tetë të aneksimit rus të Krimesë, me thirrje dhe britma entuziazmi patriotik.

Por teksa ai po fliste, transmetimi u kthye në imazhe të ndryshme.

Sipas BBC-së, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha më pas se fjalimi u ndërpre për shkak të një “dështimi teknik në server”.

Gjatë fjalës së tij, Putin kishte lavdëruar trupat ruse të cilat ai tha se vazhdonin të “luftonin heroikisht” në Ukrainë.