Të paktën pesë ushtarakë rusë, duke përfshirë komandantin e forcave ajrore të Kostroma-s, humbën jetën në një betejë në Ukrainë. Ky lajm u raportua të enjten nga rrjeti televiziv shtetëror rajonal rus GTRK Kostroma.
Gjatë operacionit special në Ukrainë, sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga “GTRK Kostroma”, ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 “dhanë jetën për sigurinë e Rusisë”.
Mes të vdekurve janë: komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev; rreshteri i lartë Sergei Lebedev; rreshteri Alexander Limonov; nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiteni Alexei Nikitin.