Aplikacioni i mesazheve Telegram u ndalua në Brazil në kuadër të luftës kundër “lajmeve të rreme”.
Gjykata e Lartë ndaloi aplikacionin e mesazheve pasi Telegram nuk zbatoi urdhrin e gjykatës për mbylljen e profileve të përdoruesve që përhapnin lajme të rreme.
Kreu i gjykatës, Alexandre de Moraes tha se Telegram nuk ka zbatuar vendimet e gjykatës dhe se kjo është shkelje e ligjeve të Brazilit.
Duke i bërë thirrje Apple, Google dhe kompanive të tjera lokale në Brazil që të ndalojnë Telegram-in, Moraes tha se platformat që nuk respektojnë urdhrin e gjykatës do të gjobiten me 20 mijë dollarë në ditë.
Vihet në dukje se mbyllja e Telegram-it, ndikon negativisht tek presidenti Jair Bolsonaro i cili ka mbi 1 milion ndjekës dhe i cili një pjesë të rëndësishme të fushatës së tij zgjedhore e zhvillon përmes kësaj platforme.
Bolsonaro e ka konsideruar si të “papranueshëm” vendimin e gjykatës dhe pretendon se nëpërmjet Telegram-it bëjnë informime të rëndësishme lidhur me çështjet kombëtare.
Në muajin tetor në Brazil pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale.