Dhjetë civilë, mes të cilëve dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhanskut në dy ditët e fundit.
Forca policore e Rajonit të Kievit njofoti në “Facebook” se shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi me armë në qytetin Makariv të rajonit të Kievit më 18 mars.
Ndërsa Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi në “Telegram” se një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne, në rajonin e Luhansk më 19 mars.
BBC duke iu referuar këtyre raporteve shkruan se edhe një fëmijë i tretë u nxor nga rrënojat. Për fat të mirë ai ka shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë.