Pas serenatës që i bëri Princit Charles në ditëlindjen e tij të 30-të, Sheila Ferguson u bë menjëherë këngëtarja e tij e preferuar dhe që atëherë ata kanë mbetur miq.
Por Charles tani mund të ketë frikë nga momenti kur do të përplaset me yllin e “The Three Degrees”, pasi ajo ka një ankesë mjaft të madhe ndaj tij.
Ferguson thotë se po planifikon të përballet me Charles në takimin e tyre të ardhshëm, për një temë të ndjeshme për të: jetën e saj romantike.
“Ai më shkatërroi jetën time dashurore dhe nuk do ta kem problem t’i tregoj herën tjetër që të takohemi.”- paralajmëron ajo sipas Daily Mail.
Ferguson thotë se miqësia me trashëgimtarin e fronit i pengon burrat të dalin me të, një gjë që e ka lënë beqare dhe tani në moshën 74-vjeçare duhet të mbështetet në faqet online për të krijuar njohje të reja.
“Më ka shkatërruar jetën seksuale.”– shton ajo. “Unë shkova tek ky djalë një herë në një disko dhe i thashë: Dëshiron të kërcesh? Dhe ai më tha: ‘Nuk mund të kërcej me ty, ti je e preferuara e Princit Charles’.”
Dhe miqësia e saj me princin duket se po ndikon edhe në shanset e saj për të krijuar një lidhje në internet. Të paktën sipas Ferguson.
Sipas medieve britanike, kur Charles i cili sot është 73 vjeç, u takua për herë të parë me grupin “The Three Degrees”, ai thuhet se ishte shumë i dashuruar me këngëtaren kryesore Ferguson.
Por Ferguson ka insistuar gjithmonë se ajo nuk ishte lidhur kurrë në mënyrë romantike me Princin. Megjithatë tema e romancës së tyre të përfolur nuk është shuar kurrë plotësisht.