Milani ka përfituar nga barazimi i Interit ditën e sotme duke vijuar ecurinë e fitoreve në Seria A të cilat e mbajnë në krye të tabelës.
Kuq e zinjtë fituan 1-0 ndaj Cagliarit në një sfidë që u gjendën përballë vështirësive dhe mbrojtjes së sardenjezëve.
Ismael Benacer shënoi golin e fitores në minutën e 59 të sfidës.
Milani qëndron tre pikë larg nga Napoli dhe 6 nga Interi por me një ndeshje me pak.