Ambasada Amerikane në vendin tonë u ka bërë thirrje shtetasve të saj që jetojnë apo po qëndrojnë në Tiranë, që të kenë kujdes dhe të shmangin zonat ku do të mbahet sot protesta kombëtare kundër rritjes së çmimeve.
Kështu, si çdo herë tjetër kur janë bërë protesta qytetatarët amerikanë këshillohen të shmangin lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të ndjekun mediat lokale, pasi tubimi sipas ambasadës mund të përshkallëzohet në mënyrë të shpejtë.
“Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Deshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, që përfshijnë devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë hapësirave të grumbullimit publik dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të migrojnë në pjesë të tjera të qytetit.
Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.
Më tej jepen edhe disa veprime që shtetasit amerikanë duhet të ndërmarrin:
- Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.
- Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
- Monitoroni mediat lokale për përditësime.
- Mbani një profil të ulët