Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit marrin vendimin: 24 orë do rrimë para Kryeministrisë, fikim mikrofonin


Vijon protesta përpara godinës së Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Pas një sërë fjalimesh, protestuesit kanë vendosur që të qëndrojnë në Bulevardin para kryeministrisë 24 orë duke mos lëvizur nëpër Tiranë siç kanë bërë në ditët e tjera kur kanë bllokuar kryqëzimet. Por megjithatë kanë vendosur përkohësisht ndalimin e fjalimeve.

 “Ne kemi marrë vendimin që të qëndrojmë këtu 24 orë, pa lëvizur. Tani do të qetësohet situata, e më pas do të flasim.”- tha një prej protestuesve.

Sakaq për një orë nuk do të ketë asnjë protestues të veçantë që do të flasë në lidhje me kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre… por të gjithë do bëjnë thirrjet e tyre në kor.