Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga lartësia ndërkohë që po punonte, humb jetën 46-vjeçari në Tiranë


Një 46-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në kryeqyet, pas rënies nga lartësia. Sipas policisë, shtetasi Gjovalin Pepa ka qenë duke punuar.

Lidhur me ngjarjen, uniformat blu thonë se kanë nisur hetimet.

“Më datë 19.03.2022, rreth orës 10:00, në rrugën ‘28 Nëntori’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Gj. P., 46 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.