Në takimin e sotëm me fermerët me të cilët po diskuton për Paketën e Rezistencës Sociale, kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe një herë që nuk do ketë heqje të taksave të karburantit.
“Cili nga ju do ta pranonte këtë? Ndërkohë që nafta është e rëndësishme, patjetër. Makinat janë të rëndësishme. Por më e rëndësishme për ju është nafta për të piunuar këtu, por jo për të dalë atje.
Dhe ideja që hiqni taksat e naftës është një ide që është e kollajshme me e thënë por duhen bërë llogaritë të gjitha. Sepse nëse ne heqim taksat e naftës, atëhere ne nuk kemi me çfarë të kompesojmë pjesën tjetër. Dhe kjo është një zgjedhje. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë.
Jo jo jo, se nga taksat e naftës kush goditen? Goditen ata që kanë vetura, por ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë vetura, apo jo? Goditen ata që marrin autobusin. Por për ata që marrin autobusin do të ndërhyjmë ne që të mos goditen, pra që çmimi i biletës të mos rritet. Që do të thotë që 100 lekë për litër karburanti të autobusit do e paguajmë ne.
Goditen fermerët.Flas për naftën atje. Atëhere 5 milionë lekë plus që shkojnë 1.4 miliardë, janë para që do i paguajmë ne që fermerët të marrin naftë pa taksa. Pra që të mos kenë asnjë shqetësim të kësaj natyre. Bëhet aplikimi. Kemi marrë shumë aplikime tani që flasim. Aplikimet do shtyhen deri më datë 30 Mars për shkak të këtyre ditëve pushim. Kështu që në 30 mbyllen dmth. Dhe të gjithë atyre që aplikojnë me kritere shumë të thjeshta do I japim naftën që të vazhdojnë të punojnë. Kjo është logjika jonë.”– tha Rama.