Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Tani më lajmëruan, dy pika karburanti kanë shkelur rregullin e luftës, do merren masa


Në takimin e sotëm me fermerët kryeministri Edi Rama tha se dy subjekte e kanë shkelur rregullin e vendosur bashkërisht nga Bordi i Administrimit të Karburantit.

“Tani na lajmëruan se janë dy pika karburanti që e kanë shkelur rregullin e luftës. Do shkojnë inspektorët, do shkojë policia. Do merren masa se kanë shkelur rregullin e luftës.

Po në kushte normale këto janë skandale nga ana jonë si shtet, kurse në këto kushte janë skandal nga ana e tyre, që të shkelin një çmim të vendosur bashkarisht dhe të thyhet një rregull.

Kështu që do përballen me pasojat. Këtë gjë do u bëjmë edhe të tjerëve nëse shkelin rregullat që vendosim bashkë, sepse ne nuk do të shkojmë t’ua shkruajmë çmimin vëre kaq. Por ama biem dakord që kaq është shumica dhe kaq është pakica. Po, nuk duhet t’i lëvizi njeri, të paktën për pesë artikuj bazë. Se s’do e bëjmë për të gjithë. Kanë shkuar kanë rritur çmimin e kremrave, po çlidhje kanë kremrat me Ukrainën?”– deklaroi Rama.

Kujtojmë se Rama javën e kaluar kur prezantoi Bordin e Administrimit të Karburanteve tha se pika e karburantit që kapet duke vendosur çmim më të lartë se ai tavan i vendosur nga bordi, subjekti do merret në administrim nga shteti.

Ky takim u mbajt në kohën kur para godinës së Kryeministrisë në kryeqytet nisi protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Rama gjatë fjalës së tij, theksoi dhe një herë që nuk do ketë heqje të taksave të karburantit.

“Cili nga ju do ta pranonte këtë? Ndërkohë që nafta është e rëndësishme, patjetër. Makinat janë të rëndësishme. Por më e rëndësishme për ju është nafta për të piunuar këtu, por jo për të dalë atje.

Dhe ideja që hiqni taksat e naftës është një ide që është e kollajshme me e thënë por duhen bërë llogaritë të gjitha. Sepse nëse ne heqim taksat e naftës, atëhere ne nuk kemi me çfarë të kompesojmë pjesën tjetër. Dhe kjo është një zgjedhje. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë.”- u shpreh Rama./Hashtag.al