Presidenti i Ukrainës tha mbrëmjen e së premtes se mundësia e vetme për negociata me Rusinë ishte që Moska të përfshihej në bisedime ‘domethënëse’ për të garantuar paqen dhe sigurinë në vendin e tij.
“Bisedimet kuptimplote për paqen dhe sigurinë për Ukrainën janë mundësia e vetme për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, tha Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh.
“Është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë aq të mëdha sa që disa breza nuk do të mjaftojnë për t’u rikuperuar.”
Zelenskyy njoftoi gjithashtu se zyrtarët qeveritarë kanë përpunuar vendimin për rinisjen e plotë të shërbimit doganor.
Ai tha se vendi eliminoi burokracinë, dokumentacionin, TVSH-në (tatimin mbi vlerën e shtuar) dhe detyrimet doganore për të sjellë lehtësisht ngarkesat e nevojshme për mbrojtjen e njerëzve në Ukrainë.