Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky i bën thirrje Moskës për bisedime që arrijnë paqen: Humbjet tuaja në Ukrainë nuk do i rikuperoni për disa breza


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Moskës për bisedime gjithëpërfshirëse për të ndalur pushtimin në Ukrainë, duke thënë se përndryshe Rusisë do t’i duheshin “disa breza” për t’u rikuperuar nga humbjet e saj në luftë.

Forcat ruse kanë marrë humbje të mëdha dhe avancimi i tyre ka ngecur kryesisht që kur Presidenti Vladimir Putin nisi sulmin më 24 shkurt.

Por ata kanë rrethuar qytetet, duke shkatërruar zonat urbane në rrënoja, dhe ditët e fundit kanë intensifikuar sulmet me raketa ndaj objektivave të shpërndara në Ukrainën perëndimore, larg nga fushat kryesore të betejës në veri dhe lindje.

Të shtunën, Rusia tha se raketat e saj hipersonike kishin shkatërruar një depo të madhe nëntokësore për raketa dhe municione avionësh në rajonin perëndimor Ivano-Frankivsk. Armët hipersonike mund të qëllojnë më shpejt se pesë herë shpejtësia e zërit dhe agjencia Interfax tha se ishte hera e parë që Rusia i kishte përdorur ato në Ukrainë.

Zelenskiy tha se refuzimi për kompromis do të kishte një çmim të lartë për Rusinë.

Dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht në Moskë. Ka ardhur koha për një takim, është koha për të folur, “Ka ardhur koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar.” tha ai në një videomesazh.